Serbia mbështet fushatën e Adriana Hoxhiqit në Kosovë

Serbia është duke e mbështetur fuqishëm Adrijana Hoxhiqin në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë që do të mbahen me 14 shkurt. Serbia po minon integrimin e komuniteteve, duke i instrumentalizuar pakicat dhe shfrytëzuar mundësitë e gjëra të cilat Kushtetua e Kosovës, përmes diskriminimit pozitiv, ka paraparë për to.

Serbia përveç 10 mandateve të garantuara për serbët, tani përmes ndërhyrjeve, manipulimeve, kërcënimeve e shantazheve të ndryshme, synon që të marr edhe 3 apo 4 deputet të pakicave të tjera. Për këtë qëllim, janë formuar iniciativa dhe ka plane konkretet për ndërhyrje në terren, mësynim të orientimit të votave tek kandidatë e caktuar përmes veprimeve kri*minale, manipulimeve të ndryshme, përfshirë votat më postë nga Serbia.

Ajo ka ndarë pako ushqimore në disa lokalitet në Pejë dhe Prizren, është duke tentuar që të shfrytëzoj edhe elementin fetar promovim të inciativës së saj. Synimi i saj, është që pas zgjedhjes eventuale si deputete, t’i bashkohet grupit parlamentar të Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës, apo të punoj për interesa të tyre, duke u shndërruar në një “Kalë të Trojës”, në përfaqësimin e komuniteteve jo serbe në Kuvend.

Nga Serbia, është e angazhuar produksionit medial “EMOTE”, për ofrimit të mbështetjes për Adrijana Hoxhiqin dhe iniciativën qytetare me të cilën garon. Dyshimet për përfshirje në aktivitet kri*minale Adrijana HOXHIQ përgjatë viteve të fundit, dyshohet se është përfshirë në abuzime të ndryshme në Komunën e Mitrovicës Veriore, në bashkëpunim me grupe kriminale dhe struktura tjera që dirigjohen nga Serbia në veri.

Eksitojnë dyshime se keqpërdorimet kapin shumat milionëshe, për të cilat mund të ketë hetime nga institucionet relevante. Dyshimet për keqpërdorimin e rreth dy milion eurove(të cilat kinse janë ndarë për menaxhimin e pandemisë), janë ngritur edhe në Asamblenë Komunale të Mitrovicës Veriore në vjeshtën e vitit 2020. Lojalitetin ndaj Serbisë, ajo e ka treguar edhe me rastin e votimeve për Parlamentin e Serbisë. Përveç të komuniteti boshnjak, Serbia synon që të ndikoj edhe komunitet tjera, përfshirë RAE dhe atë goran.