Serbi vr*et bashkëshorten shqiptare në Austri

Një shtetas serb 59 vjeçar ka vr*arë sot gruan e tij shqiptare 50 vjeçare në Innsbruck.
Sipas policisë së provincës austriake të Tirolit, një serb i paidentifikuar su*lmoi me thikë gruan në një apartament të përbashkët dhe i shkaktoi vd*ekjen.
Policia u lajmërua rreth orës 9:30. Me të arritur, në banesën ku jetonte çifti, gjetën në dysheme trupin e pajetë të një gruaje. “Të gjitha ten*tativat për reanimim rezultuan të pasuksesshme”, tha kryeprokurorja Katja Tersch.

Sipas austriakes, “Kronen Zeitung”, arma me të cilën është kryer vr*asja është një thikë kuzhine. Vra*sësi u gjet në banesë dhe u arre*stua menjëherë. Ai nuk bëri rezistencë gjatë arr*estimit.
Gazeta austriake thekson se “me sa duket gjatë mëngjesit ka pasur një sherr mes bashkëshortëve, i cili në fund ka dalë krejtësisht jashtë kontrollit”. Nuk dihet se cili ka qenë shkaku i fjalosjes.
Hetimet për këtë rast i ka marrë shërbimi kr*iminal, ndërsa gjatë ditës së sotme do të kryhet autopsia e vi*ktimës.