Serbi, vajza e vret babain e saj i cili ishte i palëvizshëm

Policia në Nish ka arrestuar 56-vjeçaren D.M. për shkak të dyshimeve se ka vrarë babanë e saj, i cili ishte i palëvizshëm.

Trupi me shumë lëndime u gjet nga një infermiere që vinte në apartament për terapi. Fqinjtë thonë se ai ishte një njeri i qetë, i cili kishte qenë profesionist në fushën mjekësore para se të dilte në pension. Gruaja e tij kishte ndërruar jetë, dhe ai kishte vetëm një vajzë që ishte martuar, por pas pak kohësh ishte divorcuar dhe ishte kthyer në apartamentin e babait të saj.

Fqinj Zoran ka treguar se si e mori vesh për vrasjen, shkruan “Blic”.

– Në fshat mbërrita mbrëmë rreth orës 21:00. Dëgjova që vajza e kishte vrarë babanë, Slavkon. E njihja pasi kisha jetuar për shumë vite në atë ndërtesë dhe ishim miq të mirë. Bashkëpunonim në këshillin e ndërtesës – tha ai.

Babai dhe vajza kishin pasur përleshje të vazhdueshme, dhe ajo supozohet të ketë pasur probleme me shëndetin mendor.

– Të dy ishin në vazhdimësi në grindje; vajza është e sëmurë mendor, është trajtuar vazhdimisht. Ndërkohë që ai ishte mirë, kujdesej për trajtimin e saj, por më pas mori kancer në lëkurë, u operua dhe nuk ishte në gjendje të mirë – shpjegon fqinj.