Serbi nga Novobërda thotë se tre shqiptarë ia rra*hën djalin mbrëmë: Policia po e ruan në spital

Një serb raportohet se është rra*hur në Kosovë. Ai po mbahet në spitalin e Gjilanit, për shkak të lën*dimeve që i janë shkaktuar mbrëmë nga disa sul*mues të panjohur në rrugë në fshatin Zebincë afër Novobërdës.
Sllobodan Periq, babai i serbit që po trajohet në spital, ka thënë se djali i tij është në gjendje të qëndrueshme, por se lën*dimet në kokë janë të tilla sa mjekët i kanë reakomanduar prindërve të qëndrojnë në spital për ta monitoruar shërimin e tij.

“Jo mirë. Meqenëse nuk e lënë të dalë nga spitali, nuk është mirë. Ai do të mbahet në Gjilan, deri kur, nuk e di. Policia po e siguron atë para derës së dhomës së spitalit”, tha Periq.