Sipas një artikulli të Kurir një person nga Serbia që po kërkonte nuse shqiptare,l kishte paguar plot 1500 euro një agjencie për të ja bërë këtë të mundur. “Një burrë nga Prokupla ka rënë në kontakt me një agjenci nga Shqipëria dhe i ka dhënë rreth 1500 euro për t’i gjetur grua.
Përfaqësues të agjencisë u paraqitën shpejt e nusja shkoi në Serbi me një grua e një burrë i cili u paraqit si daja i saj. Vajza është dashur të qëndronte në shtëpinë e dhëndrit ‘për provë’ e pastaj të martoheshin ka thënë një burim i afërt i familjes së dhëndrit për Kurir. Por nusja që i kishin gjetur serbit është larguar nga banesa një natë para martesës. Sic raporton Kurir pasi e ka kërkuar për dy ditë nusen dhëndri nga Serbia ka bërë denoncim në polici. Burri i dëshpëruar u përpoq ta gjente dy ditë e kërkoi nëpër qytet por nuk e gjeti. Supozohet që ajo tashmë të jetë thyer në Shqipëri.