Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriarku Irinej, ka vdekur dje nga koronavirusi. Lajmin e konfirmoi presidenti serb, Aleksander Vuçiq, përmes një postimi në Instagram.
“Isha i nderuar të të njihja. Njerëzit si ti kurrë nuk largohen”, shkroi Vuçiqi në postim, shkruan Rueters. Ndërkohë, sot kanë nisur homazhet për të në kishë.
Trupi i tij është vendosur në mes të Katedrales atje derisa njerëzit, pavarësisht se ai vdiq nga koronavirusi po shkojnë për ta parë për herë të fundit trupin e tij të vdekur. Pavarësisht masave, njerëzit besimtarë, po heqin maskat dhe po e puthin në ballë Irinjejn, duke rrezikuar kështu veten dhe një vend të tërë.
Ndryshe, në emër të Kishës Ortodokse Serbe, prifti Dragan Shovljanski dje u bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të mbajnë maska, të mos qëndrojnë dhe të mos bëjnë turma. Patriarku do të varroset të dielën. Irinej njihej për ndikimin politik që kishte në Serbi dhe deklaratat plot urrejtje kundër shqiptarëve.