Serbët kundër Dua Lipës, kërkojnë të hiqen reklamat e saj nga dyqanet


Gazeta serbe “Novosti” ka shkruajtur se këngëtarja me famë ndërkombëtare Dua Lipa është një nacionaliste që bën thirrje për Shqipërinë e Madhe.
“Unë besoj se “Puma” e vendos atë reklamë kudo në vendin tonë, por është për t’u habitur që ata nuk e dinë qëndrimin e saj ndaj Serbisë – tha lexuesi i “Novosti” në një letër drejtuar redaksisë së gazetës serbe.

“Si mundet që dikush që përhap në mënyrë aktive gënjeshtra për historinë tonë dhe shqiptare të shfaqet në tabelat që zbukurojnë qendrat tregtare vendase? Në këtë mënyrë, populli serb tallet dhe nënçmohet në një kohë kur statusi i krahinës jugore serbe është i çështje e ndjeshme. Nëse nuk e respektojmë veten, pse do të na respektojnë të tjerët”, shprehet një tjetër qytetar serb.

Menjëherë pas pro*testës, dyqanet e Pumas i hoqën billboarder e Dua Lipës.
Ndërkohë që kujtojmë se dy vite më pare serbët pro*testuan për të larguar reklamat e kengëtares tjetër shqiptare me fame ndërkombëtare, Rita Ora, nga qendra e Beogradit.