Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar rreth rastit të 17 vjeçarit nga Graçanica Ilija Ivic, i cili pasi që kishte pranuar ftesën të jetë pjesë e Kombëtares së Kosovës U19, prindërit e tij janë pushuar nga puna në komunën e Graçanicës.
Kurti ka reaguar përmes Twitterit, duke thënë se djaloshi 17 vjeçarë Ilija Ivic, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët
“Dje, një djalë 17-vjeçar në Graçanicë, Ilija Iviq, ishte subjekt i izolimit nga strukturat lokale të ndikuara nga Beogradi për shkak të dëshirës për të luajtur me shqiptarët. Marrëveshjet si të vetme nuk mund t’i rregullojnë problemet e dikujt me racizmin apo urrejtjen ndaj të tjerëve. Lëreni Ilijan të luajë lirshëm kudo që ai zgjedh”, ka shkruar Kurti.
Yesterday, a 17 year old boy in Gracanica Ilija Ivic, was subjected to segregation by Belgrade influenced local structures for wanting to play with Albanians.
Agreements alone cannot remedy one's problems of racism and hatred of others.
Let Ilija play freely wherever he choses.— Albin Kurti (@albinkurti) February 22, 2020
Vendimi për të luajtur për Kosovën i ka kushtuar shumë të riut serb nga Komuna e Graqanicës, Ilija Ivic.
Komuna e Graçanicës i ka larguar dy prindërit e tij nga puna, nënën e tij e cila punonte si shërbyese civile në Komunën e Graçanicës dhe babain e tij, i cili punonte si punëtor arsimi.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Klubi Futbollistik “Flamurtari”, që kanë marrë me shqetësim te thellë këtë informacion.
Futbollisti 19 vjeçar Iviq kishte pranuar ftesë nga selektori i Kosovës U19, Ramiz Krasniqi, por që nuk kishte arritur të paraqitej për “Dardanët”, pasi që ishte me skuadrën e Flamurtarit në Antalia të Turqisë.
Për vendimin e tij kishin shkruar edhe mediat në Serbi, të cilat e kishin konsideruar si skandaloze veprimin e të riut serb.
Duket që ky presion nga Beogradi ka ndikuar edhe në zyrtarët e Komunës së Graçanicës të cilët e kanë marrë këtë vendim.
Ivic ditë më parë deklaroi se do të pranojë ftesën e Kosovës dhe do të jap maksimumin për fanellën “Dardane”.