Serbët dhe Rusët e kanë frikën më të madhe bashkimin kombëtar “Shqipërinë e Madhe”

Avokati nga Shqipëria, Spartak Ngjela, ka folur rreth çështjes së dialogut Kosovë Serbi dhe idenë e prekjes së territoreve. Ai ka thënë se politika ruse dhe serbe ka nisur këtë ide, për shkak se frika e tyre më e madhe është bashkimi kombëtar Kosovë Shqipëri e pastaj që i paraprin bashkimit zinxhiror të territoreve tjera shqiptare.

“Duhet të theksojmë një gjë: frika më e madhe e politikës aktuale serbe dhe ruse është pikërisht bashkimi kombëtar Shqipëri Kosovë. Ata janë koshientë se, pas këtij bashkimi fillon një proces zinxhir për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare të ish Jugosllavisë të cilat tani banohen nga shqiptarët etnikë” ka thënë ai. Ngjela ka theksuar se rusët dhe serbët e ngrenë si termë Shqipërinë e Madhe duke thënë se po rilind për shkak se duan të e*vokojnë një rikthim të Shqipërisë në periudhën e Lu*ftës së Dytë Botërore.