Serbët bojkotojnë punën edhe në Gjykatën e Mitrovicës

Punëtorët e Gjykatës Themelore në Mitrovicë kanë bojkotuar punën, mëngjesin e sotëm, njoftoi një burim i besueshëm i Gazetës Express
Këtë informacion e ka konfrirmuar edhe kryesuesi i KGjK-së, Nehat Idrizi. Ai tha se është i njoftuar për një lloj greve, njofton Express.

“Një lloj greve sot, po prej nësër do të jetë gjithçka normale”, tha Idrizi.

Express merr vesh se e njëjta pritet të ndodhë edhe në Polici.

Sidoqoftë, sot kanë dhënë dorëheqje të katër kryetarët e komunave veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe. Kjo për shkak të taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe.