Sëmuret në festën e ditëlindjes së shokut, ndërron jetë papritur 14-vjeçari nga Manastiri

atarin e fshatit Krstoar të Manastirit, pasditen e djeshme ka ndërruar jetë papritur një djalë 14-vjeçar.

Sipas informacioneve, nxënësi i klasës së tetë nga SHF “Kole Kaninski” në Manastir dyshohet se ka qenë mysafir në një festë të ditëlindjes në shtëpinë e shokut të tij dhe në një moment të pasdites derisa po luanin në oborr, afër Manastirit Krstoarski, ai është sëmurë dhe ra në tokë.

Menjëherë është thirrur ndihma e urgjencës mjekësore.

“Dje në ora 16:45 në SPB Manastir nga Emergjenca Mjekësore ka raportuar se rreth orës 15:30 në fshatin Krstoar të Manastirit një i mituri nga Manastiri është sëmurë dhe ka rënë në tokë dhe më pas është transferuar në Spitalin Klinik të Manastirit, ku mjeku ka konstatuar vdekjen pa gjurmë dhune”- njofton policia.

Policia ka kryer këqyrje në vendngjarje dhe me urdhër të prokurorit publik, trupi i pajetë i djalit të ndjerë është dërguar për obduksion, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.