Sëmundja misterioze në Indi: Një person vdes, 200 të tjerë hospitalizohen


Të paktën një person ka vdekur dhe 200 të tjerë janë në spital në Indi, për shkak të një sëmundje misterioze.

Rastet e para u zbuluan të shtunën në mbrëmje në qytetin antik të Eluru, në shtetin e Andhra Pradesh.
Pacientët vuajnë nga simptoma që variojnë nga të përzierat dhe ankthi deri në kriza, konvulsione dhe humbje të vetëdijes, thanë mjekët, por ata kanë rezultuar negativisht për COVID-19.

Një burrë 45-vjeçar i cili ishte në spital me simptoma të ngjashme me epilepsinë dhe të përzierat vdiq të dielën në mbrëmje.

Deri më tani, mostrat e ujit nga zonat e prekura nuk kanë treguar ndonjë shenjë të ndotjes, megjithëse të sëmurët mendohet se kanë mbledhur ujin e tyre nga i njëjti burim. Sipas raporteve, një shënim i lëshuar nga departamenti shëndetësor i Andhra Pradesh tha se testet fillestare të gjakut nuk gjetën ndonjë provë të një infeksioni viral, të tilla si encefaliti japonez, dengue ose chikungunya – sëmundje të cilat janë shkaktuar nga pickimi i mushkonjave.

Ministri indian Jagan Mohan Reddy vizitoi një spital dhe takoi pacientët të cilët ishin të sëmurë të hënën.
Kreu i opozitës N Chandrababu Naidu shkroi në Tëitter për të kërkuar një “hetim të paanshëm, të plotë për incidentin”.

Kjo vjen ndërsa India vazhdon të goditet keq nga rritja e rasteve të koronavirusit.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, i cili po ndjek pandeminë në të gjithë botën, India ka regjistruar më shumë se 9.6 milion raste, e dyta vetëm në SH.B.A., dhe më shumë se 140,500 vdekje – e treta në SHBA dhe Brazil.

Andhra Pradesh është vndi i goditur më së shumti nga virusi me më shumë se 800,000 raste të zbuluara.
Sistemi shëndetësor në shtet, si pjesa tjetër e Indisë, është dobësuar nga presioni i madh nga pandemia.