Sëmundja e rrallë prek një grua, s’mund të dëgjojë vetëm zërin e burrave

Një grua ishte diagnostikuar me një lloj të rrallë të humbjes së dëgjimit. Siç shkruan “Daily Mail”, ajo s’mund t’i dëgjojë vetëm zërat e burrave dhe dëgjon vetëm gratë

Pacientja e cila është identifikuar vetëm me mbiemrin e saj Chen, kur ishte zgjuar nga gjumi e kishte parë që s’po mund ta dëgjojë të dashurin e saj.

Chen nga qyteti i Xiamenit në bregun lindor të Kinës, më shumë se 700 kilometra larg Hong Kongu, pas një problemi të tillë kishte shkuar drejt e në spital.

Sipas raportimeve të mediave lokale, cituar nga Daily Mail në një raportim të mëhershëm, mjekët ishin përpjekur të kuptonin simptomat e çuditshme të cilat s’përngjanin me asnjë formë të zakonshme të humbjes së dëgjimit.

Një specialist e ka diagnostikuar atë me humbje dëgjimi për frekuenca të vogla e që mund të dëgjojë vetëm frekuenca shumë të larta.

Sipas shifrave, gjendja besohet se prek vetëm një në rreth 13,000 pacientë me probleme dëgjimi.

Sipas mjekëve, stresi mund t’i kishte ndikuar në gjendjen e saj.

Chen thuhet se kishte vuajtur nga të përzierat dhe zhurma në veshët e saj një natë përpara se të humbte dëgjimin.

Siç shkruan tutje Daily Mail, thuhet se ajo ishte në gjendje të dëgjonte çdo fjalë femërore, gjë e phuar edhe Dr Lin Xiaoqing, e cila trajtoi zonjën Chen.

Dr Xiaoqing tha: “Ajo ishte në gjendje të më dëgjonte kur fola me të, por kur një pacient i ri mashkull hyri brenda, ajo nuk mund ta dëgjonte fare”.+