Semi pëson su*lm paniku-Arbana Osmani ndërpret lidhjen direkte

Spektakli i shtëpisë më të famshme në Shqipëri”Big Brother VIP” ka filluar transmetimin.

Që në start kanë filluar edhe diskutimet për këto ditët e fundit ku ka pasur shumë situata të ashpëra në mes të banorëve.

“Shkopi” që Fifi e përdori ditë më parë brenda shtëpisë së Big Brother ka nxitur reagime të shumta si brenda shtëpisë por edhe jashtë saj, ku ka pas prej atyre që kanë kërkuar daljen e saj nga emisioni.

Gjatë spektaklit sonte në Big Brother kjo gjë u diskutua sërish, e Arbana Osmani lexoi komunikimin zyrtar të Big Brother, ku ai iu kishte komunikuar Fifit dhe Monikës ta ndërprisnin lojën që po bënin, edhe pse këngëtarja nga Ferizaj ka treguar që produksioni ishte në dijeni për lojën.

Semi Jaupaj, këngëtarja e cila vuan nga ankthi dhe përdor ilaçe, e ka përjetuar sërish keq këtë diskutim që po bëhej sonte dhe ato momente pëson sulm paniku.

Arbana menjëherë ka ndërprerë lidhjen me banorët derisa ka thënë se do të lidhen pas pak, pasi Semi të qetësohet.