Selmanaj: Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj ka thumbuar Qeverinë Kurti 2.

Ai përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka thënë se duhet të presim edhe pak, që sipas tij, “çfarë do të shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili.”
“Shhhhhh! Edhe muret kanë veshë!. Armiku i brendshëm në aksion. Prisni edhe pak, se çfarë do shohim edhe xhaxhi Enver do ja kishte zili”, tha ai.