Sellma Bakalli e “Love Story”: Kam që 10 vjeçe që agjëroj!

Mijëra besimtarë myslimanë janë duke agjëruar në këtë muaj të shenjtë të Ramazanit. Një prej tyre është edhe Sellma Bakalli, pjesëmarrëse në “Love Story”. Ajo ka qenë e ftuar së fundmi te “Rudina”, ku ka treguar eksperiencën e saj dhe lidhjen e fortë me besimin.

Teksa Rudina e pyeti, “Prej sa kohësh agjëron, është hera e parë sivjet apo ke kohë?”, ajo u përgjigj, “Unë vij nga një familje qytetare durrsake, por edhe fetare. Feja e Islamit është brumosur te unë që në fëmijëri nga gjyshi im sepse është një mysliman shumë i devotshëm, fal 5 vakte. Unë fenë dhe agjërimin e quaj obligim ndaj Krijuesit dhe muajin e Ramazanit e quaj si pastrimin e shpirtit nga mëkatet e gjynahet që kemi bërë gjatë gjithë vitit, si dhe pastrim i trupit.

Muaji i Ramazanit na bën të ndihemi më afër me Krijuesin, na ndihmon të solidarizohemi me njerëzit e tjerë me anën sociale. Muaji i Ramazanit na ndihmon të zhvillojmë ndjenjën e dashurisë, bujarisë si dhe të heqim ndjenjat negative si xhelozia, egoizmi etj.

Ndërkohë ne lidhje me ndryshimet që ajo ndjen që ndodhin tek ajo gjatë këtij muaji të shenjtë, Sellma tha, “Ndjehem më e lehtë në shpirt, paqësore, pozitive, jeta më duket më e bukur. Nuk ndiej mërzitje ndaj muajit të agjërimit, nuk kam luhatje të humorit. Përveçse si detyrë, e ndiej edhe si kënaqësi. Kam që 10 vjeçe që agjëroj”.