Analisti politik Selim Ibraimi ka komentuar deklaratën fyese të ish kryeministrit Zoran Zaev me një bashkëbisedues të panjohur në bom*bën që u shfaq dhe në Youtube. Selimi poashtu është ndalë edhe tek koalicioni midis LSDM dhe Besës si dhe tek çështje tjera thelbësore. Selim Ibraimi tha se deklarata e tij është pasqyrë më e mirë se kush është ish kryeministri dhe çfarë mendimi ka ai për shqiptarët dhe partnerët e koalicionit. “Në të vërtetë është shumë vështirë në mjediset shekullore konfliktuale dhe pas lu*ftërave të krijohet mirëbesim bashkëpunim dhe vazhdimësi të jetës politike dhe të themi qëndrueshmëri të brendshme” u shpreh Analisti Ibraimi.
Duke folur për raportet shqiptaro-maqedonase ai tha se do të vazhdojnë të mbeten në nivele të ulëta bashkëpunimi dhe pozitës dominuese ekonomike dhe juridike të maqedonasëve ndaj shqiptarëve.”Që nga Njemana, Dushani, SKS-ja , LKM-ja e deri tek modernistët e politikës maqedonase raportet nuk janë avancuar dhe mund të themi vazhdojnë të përkeqësohen, rasti i fundit me Zaevin” u shpreh ai. Partitë në koalicionin e tij “Mundemi” do ta kenë vështirë të jenë të pavarura dhe të zhvillojnë politika siç thuan autoktone. Ka një rregull në dinamikat politike se partneri me fuqi më të madhe ka tendencë ta fundosë ose të ç’përqëndrojë partitë e vogla me fuqi të dobët politike deklaroi Ibraimi.
Për pozitën e Besës ai tha se besoj se nuk do të jetë më mirë se çfarë kemi parë deri më tani tek qeverisja e tij. “Nëse Zaevi e përbuzë BDI-në dhe Ali Ahmetin apo edhe partitë tjera, kuptoni se si do të sillet me kryetarin e Besës Billall Kasamin dhe Besën në qeveri” tha ai. Nuk besoj se me Zaevin si kryeministër partitë shqiptare cila do të jetë do të mund të realizojnë diçka nga programi vetanak zgjedhor. Me Zaevin kryeministër sipas tij do të kenë pozitë nënçmuese dhe tepër të vështirë për të qeverisur me të. Në qeverisje me të duhet pasur kujdes se ai nuk është partner i sinqertë në qeveri dhe as të trajton ashtu. Me të vazhdimisht duhet të jesh në një status të mbrojtjes si politikan pasi nuk e dinë se nga cila anë do të vijë su*lmi dhe çfarë kurthi do të përgatisë gjatë qeverisjes.
Realisht marrëdhëniet shqiptaro-maqedonase janë pasqyrë edhe e qeverisjes që maqedonasit e kërkojnë ta arrijnë në nivele kolonizuese me partitë shqiptare deklaroi ai. “Poqese jemi tatim pagues të barabartë me maqedonasit duhet ta kemi të njëjtin status ose ndryshe kjo do të jetë rruga që shpie drejt trazirave ekonomike dhe ndëretnike në të ardhmen” tha Ibraimi. Në politikë dhe ne natyrën e qeverisjes asnjëherë nuk ka bashkëpunim ideal e sidmos në rrethanat tona. Do të jetë sfidues dhe ndoshta fatal qeverisja me të, për disa individë që mendojnë se e njohin politikën. Në fund Zaev është tallur me të gjitha partitë shqiptare. Nëse edhe kësaj rradhe bashkëqeverisin me të pa kushte dhe plane për dalje nga qeveria, shqiptarët e MV-së kanë përfunduar në histori u shpreh Ibraimi./Tetovasot