Në shtator të vitit që lam pas Seldi bëri publike lidhjen me bukuroshen Sindi Cela, në ditelindjen e saj nëpermjet nje fotoje ku shkëmbenin puthje.Çifti menjëherë pushtoi rrjetin me foto të ëmbla dhe nuk munguan në një pjesë të mirë të emisioneve televizive.
Por, prej kohësh ndjekësit kanë vënë re lëvizje të “çuditshme” prej çiftit, që linin të kuptohej se nuk ishin më bashkë.
Para disa javësh ata të dy u përfolën për ndarje, pasi fshinë nga rrjete sociale fotot që kishin me njëri-tjetrin dhe nuk ndiqeshin më në Instagram. Më pas Sindi shpjegoi se nuk ishte e vërtetë që ishin ndarë dhe e gjithë kjo ishte faji i saj.
“E gjithë kjo ishte gabim i imi. Pas një konflikti me Seldin, plus javën me provime dhe punën që kisha shumë të ngarkuar, plus në këtë kohë që ne jetojmë sot në pandemi, asgjë nuk është e thjeshtë… u tregova shumë impulsive. Nuk e dija që e gjithë kjo do kishte impakt kaq të madh, por unë me Seldin nuk jemi ndarë. Desha të shtoja që në fund të ditës njerëz jemi dhe njerëz ngelemi, nuk i kontrollojmë dot emocionet ose ndjenjat ndonjëherë”, u shpreh Sindi.Burime pranë dyshes treguan se ata ishin ndarë, por Sindi e kishte të vështirë të pranonte ndarjen. Vazhdimisht ajo deklaronte se s’e dinte për çfarë e kishin fjalën të tjerët, pasi s’kishte ndodhur asnjë ndarjes mes tyre.