Zv drejtori i entit shtetëror për statistikë Ilmi Selami në një shkrim në profilin e tij në Facebook ka folur mbi regjistrimin.
Selami mes tjerash ka shkruar:
Te nderuar miq,
Hiqjuni politikës, hiqjuni përtesës, t”i lëmë inatet që mund t’i kemi në baza të ndryshme, t’i lëmë personat a grupet e ndryshme të interesit apo partitë politike që ju fusin më tepër huti, mos e lëmë këtë punë në asgjë, hajde të gjithë bashkë t’i ndihmojmë procesit, të kontribojmë që të regjistrohet diaspora deri në mërgimtarin/bashkëatdhetarin tonë të fundit!
Këtu nuk ka mes, o humbim të gjithë o fitojmë të gjithë!
Vetëm me një regjistrim të suksesshëm e të plotë, fitojmë të gjithë.
LE TË FITOJMË TË GJITHË – LE TË REGJISTROHEMI TË GJITHË!❤🖤
REGJISTROHU TANI NË: https://census.stat.gov.mk