Selami drejtuar qytetarëve: Hapni derën dhe regjistrohuni!

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistik Ilmi Selami nëpërmjet mediave u bëri thirrje qytetarëve që të mos i dëgjojnë thirrjet për bojkot, por të të hapin dyert dhe të regjistrohen

“Filloi uragani i regjistrimit të vitit 2021 sot në të gjitha 50 rajonet në Maqedoninë e Veriut, në ora 08:00 ka filluar regjistrimi dhe do të vazhdojë deri më 30 shtator. Gjatë këtyre ditëve do t’ju trokasin në derë regjistruesit të cilët janë të autorizuar nga ana e Entit Shtetëror për Statistikë. Më e mira është të hapni derën të pranoni regjistruesit dhe të regjistroheni. Ky është një proces i cili shkon në interes të të gjithve.

U bëj apel që të mos i dëgjoni thirrjet për bojkot që të mos i hapni dyert, por ta bëni të kundërtën hapni dyert në mënyrë festive të bëni regjistrimin, sepse ky është një akt patriotik me të cilën në Maqedoninë e Veriut pas 20 vitesh do të bëjmë regjistrimin e suksesshëm”, u shpreh Ilmi Selami – zëvendësdrejtor i Entit Shtetëror për Statistikë.
Kujtojmë që në Maqedoninë e Veriut regjistrimi i popullsisë po bëhet pas pothuajse 20 vitesh.