Selami: 99 mijë punëtorëve u janë paguar pagat

Edhe përkundër vonesave që hasi pakoja e pestë ekonomike, rreth 99 mijë të punsëuarve nëpër kompanitë private në vend u janë paguar pagat e muajit shkurt dhe mars.
Zv drejtori i DAP, Abdulselam Selami shprehet se për muajin shkurt janë paguar 810 milionë denarë për 51 mij të punëtor, ndërsa për muajin mars janë paguar 759 milionë denarë për 48 mijë punonjës që janë të punësuar nëpër kompani private.

“Interesi ka qenë shumë i madh për masat financiare për punëdhënësit për pagesën e rrogave. Në mars kemi 12 mijë kompani vendore të cilat deri tash kanë aplikuar dhe nga ato 10 mijë janë miratuar ku janë pëfshirë 48 mij punëtor në shumë prej 759 milionë denarë” – tha Zv.Drejtori në DAP, Abdulselam Selami.
Selami më tej shton se edhe përkundër kr*izës me virusin korona për dallim nga viti 2020, të ardhura nga tatimet në muajin prill të këtij viti përbëjn rreth 9 milardë denarë por pranon se ka ulje në të ardhurat nga tatimi në fitim.

“Edhe përkundër situatës së pandemisë ne kemi rritje të të ardhurave në buxhet. Krahsimi i maujit prill 2020 dhe prillit të vitit 2021 kemi afër 9 miliardë denarë të ardhura në buxhetin e shtetit apo 19.16 përqind rritje nga prilli i vitit 2020. Në tatimin e vlerës së shuat kemi rritje prej 32.5 përqind nga viti i kaluar i kësaj peridudhe, për 8.63 përqind kemi ngritje tek tatimi i të ardhurave personale dhe tek tatimi i fitmit kemi ulje të ulët prej 2.94 përqind, në përgjithësi ky vit deri në këtë periudh kemi pagesa të mira nga ana e kompanive vendore dhe shpreosjmë ky trend pozitiv do të vazhdoj deri në fund të vitit” – u shreh Selami.

Lëvizjet pozitive në arkëtimin e të ardhurave tatimore sipas Selamit efekt të majftueshëm kanë dhënë pakot financiare të Qeverisë të cilat pëpos që kanë mundësuar likuditet sa më të lartë tek kompanitë kanë ndihmuar edhe në ruajtjen e vendeve të punës.