Sela: Zgjedhjet duhet mbajtur kur të hapen kufijtë

Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se periudha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është kur të hapen kufijtë dhe kur çdo qytetar do të mund ta shfrytëzoje të drejtn për të votuar.

-Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin që do të ketë kushte që misioni vëzhgues ndërkombëtarë i OSBE-ODIHR të jetë prezent, në momentin që virulenca e virusit është më e ulët zgjedhjet të mbahen në fund të korrikut dhe në fillim të muajit gusht dhe në momentin që krijohen kushte që cdo qytetarë me të drejtë vote që ka dëshirë të vijë e të votoj, dhe këtu bën pjesë edhe diaspora dhe me fjalë të tjera zgjedhjet duhet të mbahen kur të hapen kufijtë,- tha Sela.