Sela: “Uroj që dekreti për uniformat në gjuhën shqipe të mos ketë fatin e ligjit”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët , Ziadin Sela foli për zbatimin e gjuhës shqipe në uniformat e policisë. Sela uroi që ky dekret të mos ketë fatin e ligjit për përdorimin e gjuhës.

“Unë uroj që ky dekret mos të ketë fatin e ligjit, sepse nëse e keni parasysh ligjin, afati maksimal i implementimit të tij është 2019, ligji është sjell në 2018 në mars. Ka dy afate, 6 mujorshi në nenin 24 të ligjit, 6 mujorshi i parë që nënkuptonte ndërrimin e të gjitha tabelave që parashihen në ligjin për dygjuhësi dhe afati i dytë njëvjecar ishte implementimi i tërësishëm i ligjit edhe në uniformat e policisë edhe në çdo institucion, dokumenta, etj. Kjo nuk është zbatuar. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për vonesën 3 vjeçare. Gishti duhet të drejtohet te ata që sollën vonesë 15 vjecare të ligjit, të cilët janë 20 vjet në pushtet. Prandaj them që edhe ky dekret mos të ketë fatin e ligjit sepse cdo herë sillet dekreti, animohet opinioni vetëm për një çështje të ligjit ndërkohë që ngelen pa u implementuar”, u shpreh Sela.