Sela uroi Pashkët në vend të festave të Krishtlindjes. Taravari shpërtheu në të qeshur!

Dua t’ju përgëzoj për të gjitha festat fetare, festat e Pashkëve, tha kreu i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, pas së cilës të pranishmit korrigjuan se është festë e Krishtlindjeve.

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, sot në një konferencë për media gabimisht ka uruar festat e Pashkëve në vend të Krishtlindjeve.

“Dua t’ju përgëzoj për të gjitha festat fetare, festat e Pashkëve”, tha Sela, pas së cilës të pranishmit korrigjuan se ishte festë e Krishtlindjeve.

Veçanërisht interesant ka qenë reagimi i kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari, i cili ishte ulur pranë Selës, i cili nuk duroi të mos buzëqeshte pas rrëshqitjes.