Sela: U votua ligji i cili zgjidhë problemin e mijëra qytetarëve

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se sot u votua Ligji për shtetësi pas disa muajve debateve. Sela tha se ata kanë kënaqësi personale si përfaqësues të popullit të votohet ligji i cili zgjidh problemin e shumë qytetarëve.
“Nënshtetësia është vetëm një fjalë goje, por nga ana tjetër është determinues për jetën dhe mirëqenien që e ka çdo qytetarë”, u shpreh Sela.

Ai ka uruar qytetarët të cilët nuk kanë mundur që të realizojnë të drejtën e shtetësisë, duke ju thënë që për shumë kohë të shkurt do të kenë mundësi ta realizojnë të drejtën e tyre.

“Uroj që kur më në të ardhmen mos të përballen me problematika të tilla. Falënderoj mediumet që i kaun dhënë peshë dhe fuqi kësaj problematike me të cilën janë përballur qytetarët ndër vite. Pa kontributin e tyre të cilët shpesh e kanë trajtuar këtë temë, mendoj se nuk do të ishte betejë e fituar”, u shpreh Sela