Sela thotë se do të ketë qeveri të re pas zgjedhjeve lokale, ja pse…

Ziadin Sela, ka lënë të hapur idenë për një shumicë të re parlamentare pas zgjedhjeve lokale në vend.
Lideri i ASH-së, ka thënë në “Magazina Ekonomike” se, LSDM dhe BDI, do të humbin zgjedhjet, dhe sipas tij, me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe qeverisur me popullin. Pikërisht për këtë, sipas Selës, pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re.

“Shumica e re parlamentare është e mundshme, sepse LSDM dhe BDI, do të humbin zgjedhjet, dhe me këtë e humbin çdo kredibilitet moral për të vazhduar dhe për të qeverisur me popullin. Atyre do u merret pushteti ditën e zgjedhjeve lokale dhe pritjet e opozitës janë që të ketë qeveri të re – shumicë të re parlamentare”, u shpreh Sela.