Sela: Shqiptarëve u takon shtetësia siç i ka takuar Zaevit

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i ka quajtur skandaloze deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev lidhur me Pr/Ligjin e opozitës shqiptare për shtetësinë, shkruan gazeta LAJM. Sipas Selës, shtetësia u takon të gjithë qytetarëve të vendit që jetojnë me dekada në Maqedoni, siç i ka takuar Zaevit.

“Janë skandaloze deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev në lidhje me inciativën e koalicionit ASH-AAA për Ligjin për shtetësi. Ju kujtohet deklarata e tij që me dy dëshmitarë martohet një njeri, ndërsa nuk merret shtetësi me tre dëshmitarë. Tendenca është manipulative, pr/ligji që ne e kemi propozuar në procedurë nuk thotë që çdo shtetësi merret me tre dëshmitarë.

Tre dëshmitarë është paraparë tek kategoria e qytetarëve që do të duhej ta marrin që nga viti 1991 me automatizëm shtetësinë e Maqedonisë. Kur u kalua nga shtetësia jugosllave në shtetësinë Republika e Maqedonisë, ashtu siç e ka marr Zaevi pa asnjë dëshmitarë, ashtu u takon edhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë të cilët nuk e kanë nga 30 vite shtetësinë që nga shpallja e pavarësisë së RMV-së”, tha Sela.