Sela: “Shpresoj që Bullgaria do ta heq veton për Maqedoninë e Veriut” (VIDEO)

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, shpreson që Bullgaria do ta heq veton dhe nuk do ta pengojë Maqedoninë e Veriut që të merr datë për fillimin e negociatave me Bashkimin e Evropian. Por, nëse kjo nuk ndodh gjatë këtij muaji, kreu i opozitës shqiptare, thotë se Qeveria humb legjitimitetin dhe vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

“Unë shpresoj që Bullgaria të heq veton dhe rajoni përfundimisht të hapërojë më shpejtë drejt sigurisë dhe paqes dhe drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Nëse kjo nuk ndodh, 22 qershori është dita kur humbet ligjshmëria dhe legjitimiteti i çdo faktori politikë që është në qeveri dhe opozitë për tu thirrur në emër të qytetarëve. Të gjithë ne pa përjashtim e kemi pjesë të platformës tonë edhe premtimin për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian”, tha Sela.