Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela thekson se nuk është korrekte ndaj kësaj partie nëse bëhet marrëveshje në mes një partie politike në pushtet dhe njërës në opozitë. Por, thotë ai, në Maqedoni gjithçka është e mundur, duke folur në lidhje në mes mundësisë së bashkëpunimit të VMRO_DPMNE-së dhe BDI-së me qëllim që të vihet në pushtet.
“Ali Ahmeti nuk është ai që e imagjinon Mickoski, ndaj i ngre rejtingun. Investimet në kulturën shqiptare janë zero. Nuk mund që Marrëveshja e Ohrit të jetë fjalë e parë në çdo fjali, ndërsa ti trajtojmë ndrysh ati që e kanë sjell. Fëmijët e “branitellave” kanë të drejtën e shkollimit falas në Universitetin e Tetovës, ndërsa e fëmijëve të ushtarëve të UÇK-së të cilët u angazhuan për legalizimin e të njëjtit Universitet nuk e kanë atë të drejtë”, tha Sela për “Utrinski Brifing”.
Sela tha se Ahmeti është manipulues klasik dhe nuk mund të udhëheq agjendën e gjelbër ata të cilët kanë qeverisur me komunat ku ka më shumë prerje ilegale dhe djegen kallamishte.
“BDI dëshiron që të jetë me çdokusht të jetë në pushtet. BDI qeverisë që 20 vjet dhe asnjë nuk ka shkuar në burg për keqbërjet. Pse? Sepse e kanë marrë tërë drejtësinë dhe e kontrollojnë drejtësinë”, thotë Sela dhe shton se koncepti është të pasurohet partia dhe këtë e kemi parë tashmë me Gruevskin dhe me pallatet dhe pasurinë.
“Shpresoj që Ahmeti një ditë të përfundojë si Gruevski”, shtoi ai.