Sela për Taravarin: Gabim i madh, unë atëherë insistova dhe e bëra kryetar

Kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së, Ziadin Sela thotë se partia nuk po ndahet, por po kthehet në rrënjët e saj. Pas ndarjeve me kryetarin e partisë, Arben Taravari, Sela tha se është bërë gabim që me insistimin e tij, ai u bë kryetar i partisë.

“Për fat të keq, duket se është bërë gabim i madh me vendosjen e këtij kryetari të partisë, por vjen dita që bien maskat. Përgjegjësi më i madh për ngjarjet në Tetovë, jo që unë nuk kisha dyshime, me qëllim që të ruhet partia, që mos të ndodhë kjo që ndodhi, unë insistova atëherë dhe e bëra kryetar, por llogarita që njeriu ka karakter minimal, duket se nuk e ka”, thotë Sela.