Sela për bashkëpunimin me VMRO-në: Populli pret nga unë dhe Gashi të sjellim ndryshimin

Sa i përket bashkëpunimit me VMRO-DPMNE-në, Ziadin Sela tha se pa marrë parasysh rëndësi së ngjarjeve të 27 prillit, ai është i vetëdijshëm për pozicionin që kam.

“Ky popull pret prej meje dhe prej Afrim Gashit ta sjellim ndryshimin. Është normale që partitë opozitare të kenë linja komunikimi dhe bashkëpunimin. Unë nuk e kam zgjedhur të jem në opozitë, kjo ka qenë rezultat i votës dhe manipulimit që i bëri BDI dhe e dyta, kjo ka qenë për rrethanat, ka qenë dëshirë e mandatarit që të bëj qeveri dhe ky është Zoran Zaev”, u shpreh Sela.

Sela tha se nuk do të vazhdojë të ja jap kredon morale një njeri i cili ka shkelur mbi të.
“Më Zaevin më ka lidhur idea për ndryshim. Ai shumë rëndë e ka shkelur këtë. I thash një ditë që s’ke lënë gjë pa shkelur. Një ndër këto vlera janë edhe zotimet publike që i bën. Mes shumë premtimeve për një rend ligjor, gjyqësor jo selektiv, ne kemi përfunduar në një Zaev që mbron Kiçeecin, e një kryeministri pa pikën e moralit”, tha mes tjerash Sela.