Sela pas takimit me Ambasadoren e SHBA: Regjistrimi duhet të vazhdojë, “shtetësia” të zgjidhet sa më parë

Ziadin Sela dhe Afrim Gashi kanë pasur një bashkëbisedim nëpermjet platformës elektronike me Ambasadoren e SHBA në Shkup, Katie Marie Byrnes.
“Sot, kishim nderin të bashkëbisedojmë nëpermjet platformës elektronike me Ambasadoren e SHBA në Shkup, znj Katie Marie Byrnes se bashku me mikun tim Kryetarin e AAA z. Afrim Gashin.
E informova Ambasadoren Byrnes, për rolin politik të subjektit tonë drejt zgjidhjeve të çështjeve në interes të qytetarëve. Nënvizova domosdoshmërinë e vazhdimit të regjistrimit, sepse si proces është i ndishëm dhe çdo vonesë mund të sjellë epilogje të panjohura.

Gjithashtu diskutuam edhe për çështjen e Ligjit të shtetësisë, i cili duhet të debll*okohet sa më parë, dhe të hyjë në procedurë parlamentare. E informova se ne si Koalicion presim amandametet e arsyeshme për këtë ligj nga subjekte tjera politike. Ju falenderova znj Brynes që Raporti i fundit për të drejtat e njeriut te Departamentin të Shtetit Amerikan, e kishte përfshi edhe çështjen e shtetësise si shqetësim real i shoqërisë sonë.
Në fund, i premtova konstruktivitetin dhe kontributin tonë të vazhdueshëm në lidhje me perspektivën euro-atlantike të qytetarëve dhe vendit tonë!”, ka deklaruar ai.