Sela: “Pas 17 tetorit nuk do të ketë më komunë që do të udhëhiqet nga BDI, koalicioni ynë do të fitojë nga Struga deri në Likovë”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Gostivari tha 17 tetori ka të bëj me vendlindjen, me shtëpinë me lagjen, me qytetin e me fshatin të cilit do të duhet ta ndërtojmë ta bëjmë të bukur dhe të ngrohtë.
“Në mënyrë që kurrë do që na pret, të na pres ngrohtë, ashtu siç të pret vendlindja”, tha Sela.
Sela tha se anëtarët dhe simpatizantët e koalicionit ASH-AAA rezatojnë ndershmëri.

“Më kot janë munduar të tjetër të cilët duan ta ruajnë status quon duke dashur që politikën ta cilësojnë në forma të ndryshme me fjalët nga ma të këqijat duke u munduar që ta lejën mbrapa ndershmërinë. Nëse vlera matëse janë oponentët tanë, po është e vërtetë që politika është gënjeshtër, nëse vlera matëse është BDI, po është e vërtetë që politika është pandershmëri, nëse vlera matëse është Nevzat Bejta, politika mund të jetë gjithçka vetëm ndershmëri nuk është. E nëse vlera matëse e politikës është Artoni, atëherë politika qenka pallaçllëk dhe asgjë tjetër, por kur vlera matëse është Halili, kur vlera matëse është Afrimi, kur vlera matëse është Vjollca, e kur vlera matëse është Remziu, e Luli, ISeni A