Sela: “Nuk jap dorëheqje, nuk e lë partinë pa kryetar”

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela i pyetur për dorëheqjen e tij të mundshme nga kreu i partisë tha se nuk do të lë partinë pa kryetar. Sela tha se vijon organizimi i Kongresit të partisë dhe se pritet që gjatë pranverës të merren vendime konkrete.

“Dhënja e dorëheqjes time në këtë situatë do ta linte partinë pa kreun e partisë. Zhvillime politike ka, dhe unë assesi nuk do bëja lojën e atyre që nuk i dëshirojnë të mirën Aleancës për Shqiptarët, dhe këto janë oponentët politikë. Këtë pjesë të përgjegjësisë unë jam i detyruar që ta gëlltis dhe të vazhdoj si kryetar partie deri në kongresin e ardhshëm, pastaj janë çështje të cilat kongresi do të sjelle vendimet, që sipas gjitha gjasave do të mbahet diku nga pranvera”, tha mes tjerash Sela.