Lideri i Aleancës për shqiptarët Ziadin Sela shkoi për ta takuar Feta Alimin njërin ndër personat kryesor që e ndihmuan dhe shpëtuan natën e 27 Prillit në Kuvendin e Maqedonisë.
Fetah Alimi i cili natën e kobshme shërbente si pjesëtar i ministrisë së brendshme në njësitin që siguronte objektin e Shtëpisë ligjvënëse, vuajti 10 muaj paraburgim, pasi që Prokuroria kishte ngritur procedurë kundër tij.
Edhe pse Alimi ishte njëri ndër personat kryesor që ndihmuan që deputetët të mos pësojnë me jetë, Gjykata padrejtësisht nuk i pranonte kaucionin që të mbrohet në liri.
Vlerën e kaucionit e ka ndihmuar edhe lideri i ASH Sela dhe miq të tij të cilët kanë kontribuuar vullnetarisht duke lënë pasuritë e patundshme si garancë për mbrojtje në liri.
Sot Fetah Alimi mbrohet në liri edhe pse procesi kundër tij është konsideruar se ka prapavijë revanshiste.