Sela: Natyrisht që ndërmjet VMRO-së dhe BDI-së ka marrëveshje

I pyetur rreth qëndrimit të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së të cilat kanë kushtëzuar mbajtjen e zgjedhjeve në periudhë të shkurtër, kryetari i Alencës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA se padyshim një marrëveshje mes dy subjekteve.

“Kundërshtimi i VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së natyrisht që brenda për brenda këtij kundërshtimi ka një politik dhe një marrëveshje ndërmjet tyre. Mua ma merr mendja që VMRO-DPMNE-ja don t’i shtyjë zgjedhjet jo për shkak të situatës me koronavirusin, por për shkak të pasojavë të koronavirusit. Këto siç duket duan që Qeverinë ta gjejnë të hyjë në zgjedhje në momentin që qytetarët do t’i ndjejnë efektet e krizës ekonomike të krijuara si pasojë e koronavirusit. Por këto lloj kapriço dhe lojëra politike të tyre për ne do të jenë të papranueshme dhe ne jemi që zgjedhjet të mbahen në momentin që do të bie virulenca më tepër e virusit”, deklaroi Sela.