Sela: Na goditën e na tradhtuan, por anëtarët nga Manastiri deri në Likovë mbetën Aleancë

Ziadin Sela përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka falënderuar votuesit që mbështetën Frontin Europian në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Pas ndarjes së partisë, Sela u bëri thirrje aktivistëve që të kthehen, siç tha ai, në ASH.

Na goditën, na tradhëtuan, na punuan pas shpine, tentuan të na përçajnë dhe demotivojnë, të na zhdukin nga skena politike. Kur u ndanë, fërkonin duart dhe prisnin që ne të luajmë me naivitet dhe të realizojmë deri në fund planet e tyre. Ne zgjodhëm të dëgjojmë zërin tuaj dhe të realizojmë planet tuaja. Në çdo nëndegë u takuam bashkë, ju kujtohet çdo bisedë para se të merrnim çdo vendim. Për ne, kjo ishte me rëndësi. Ata vetë thanë se vula më e mirë janë qytetarët dhe anëtarët e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët, pastaj shpiknin lajme të rrejshme dhe mbanin kuvende e kongrese të improvizuara. Në Kuvend, Kongres ua dëshmuam se anëtarët e Aleancës për Shqiptarët janë këtu, në shtëpimë e tyre, nga Manastiri deri në Likovë, mbetën ALEANCË. Pastaj, thanë që do ta shohim në zgjedhje se ku qenkan votuesit e Aleancës për Shqiptarët. E saktë, mbrëmë e pamë të gjithë”, ka shkruan mes tjerash Sela.