Sela: Ligji ua mundëson, drejtorët shqiptar nuk shkruajnë shqip

Drejtori i Agjencisë së Zbatimit të Gjuhëve Ylber Sela i ftuar në emisionin “99 Minuta” shprehu revoltën e tij se krerët shqiptarë të institucioneve shtetërore

nëper dokumente zyrtare emrat e tyre i shkruajnë në gjuhën maqedone dhe alfabetin cirilik edhe pse ligji ju garanton që emrat e tyre t’i shkruajnë sipas gjuhës amtare.

Agjencia e Zbatimit të Gjuhëve është në përgatitje të një të ashtuquajturi Libri të Bardhë në të cilin do të dokumentohen të gjitha shkeljet ligjore rreth përdorimit të gjuhës shqipe në institucionet e vendit./KlanMacedonia