Sela: Kur të vijnë në pushtet Aleanca dhe Alternativa, gjuha shqipe do të jetë plotësisht zyrtare!

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, ka thënë se letrën qe ia ka dërguar presidentit Stevo Pendarovski për diskriminimin e gjuhës shqipe, duhet ta lexojë edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti. Ai theksoi se kur është sjellur Ligji aktual i gjuhëve, BDI ka pranuar një version më të pavolitshëm, por që është përmirësuar falë insistimit të ASH-së, që asokohe ishte pjesë e qeverisë, transmeton Gazeta Lajm.

Duke folur në emisionin Enter, Sela poashtu ka shprehur vërejtje se ligji aktual i gjuhëve nuk është duke u implementuar në përpikëmëri. Ai theksoi se me fitoren e koalicionit ASH-AAA ligji i gjuhëve do të implementohet me pikë e me presje.