Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, nga Bogovina tha se ata si koalicion smund të dalin para qytetarëve dhe t’i pyesin: A ju kemi gënjyer ndonjëherë?, pëcjell in7
“A i kemi mbajt premtimet të cilat i kemi dhënë?. Këto duhet të jenë vlerat bazë e demokracive, dhe këto duhet të jenë vlerat bazë të garës në të cilën neve dalim dhe garojmë. Para një viti erdhëm dhe ju ofruam program dhe platformë. Sot pas një viti edhe pse në opozitë, ne vijmë me premtime të realizuara. Po, po, ky koalicion bashkë me deputetët që i ka, arriti që ta sjellë ligjin për shtetësi”, deklaroi Sela nga Bogovina.
Sela tha se është e rëndësishme është që kryetarët e komuna që janë nga radhët e opozitës raportojnë për punë që kanë bërë gjatë këtyre katër viteve.
Ziadin Sela, tha se partia në pushtet BDI, ka përvetuar gjithçka që ka mundur që nga prokuroria e deri tek shefat e policisë, ndërsa sipas tij, janë duke munduar të përvetësojnë edhe mundin dhe djersin e kryetarëve të komunës të udhëhequr nga kuadro të opozitës.
“E besa u munduan të përvetësojnë edhe ato punë të mira që ne me aq fuqi si opozitë që kemi i kemi bërë në kuvend. Por populli e shef, e shef se kush është në rrugën e drejtës dhe të mbarës dhe i shef se cilët janë manipulatorët dhe me truçe na tregojnë se cili do të jetë epilogu më 17 tetor. E pra këta që nuk kanë fobi nga lartësia, dhe që rrinë shumë lartë, me këtë prezencë sonte, unë po ju them që do i thyeni hundët keq më 17 tetor. E do i thyeni hundët keq për shkak se sa më lart të jesh rënia është më e vështirë. Jo vetëm në Bogovinë e Vrapçishtë e Gostivar, por t’i thyeni hundët keq nga Likova e deri në Strugë sepse kaq duron më ky popull”, tha Sela.
Sela tha se më 17 tetor, në ora 07:00 mëngjes kutitë e votimit janë bosh aq, sipas tij, është edhe pushteti i tyre: zero.
“Ju mbani mend ata që shantazhojnë dhe kërcënojnë. Këta që kanë hipur aq lartë, sa ju duket populli shumë i vogël. Të keni parasysh se ju keni mundësi t’i rrëzoni poshtë dhe të tregoni se kush është pushteti i vërtet, dhe kush është ai që ka të drejtën të kërcënoje. Ai është vetëm sovrani, populli, i cili më 17 tetor do ta rrethojë numrin gjashtë dhe do të veprojë shumë pastër”, deklaroi Sela.