Ziadin Sela tha se zgjedhjet nuk mund të jenë zgjedhje kur ka kushtëzime për votat. Ai tha se në momentin kur nuk pranohen rezultatet, duhet të bojkotohen institucionet.
“Mendoj se kjo është një hap i gabuar, e pamë edhe shembullin në Shqipëri. Zgjedhjet lokale janë të sigurt me mandat 4 vjeçar dhe nëse i bojkoton ua mundëson që të kenë në dorë pushtetin lokal. Prandaj ne kemi qenë të detyruar dhe kemi raportuar për të gjitha aktivitetet që bëhen në kohë fushate, edhe asfaltimet, punësimet që janë bërë në kohë fushate. Shteti pa rend ligjor nuk ka asnjë kuptim”, ka deklaruar Ziadin Sela.
Sa i përket rezultatit të 17 tetorit, tha se pritshmëritë kanë qenë më të mëdha, por, sipas tij sovrani ka folur aq ju lejua të flas.
“Edhe rezultatet reflektojnë atë përditshmëri që e jetojmë. Zëri i tij çdo ditë kërcënohet dhe shantazhohet. Nuk kam pretenduar kur se beteja që e udhëheq është e lehtë. Unë kam një dhe vetëm një betejë, të sjell ndryshimin. Demokracia pa ndryshim na sjell në këtë dergje”, tha Sela, duke shtuar se ndryshimi dhe demokracia tek shqiptarët mungon për 20 vite.