Sela i kundërpërgjigjet Ahmetit: Mos krijo drama më shumë dhe ne ndalemi

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela iu është kundërpërgjigjur liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për deklaratën e tij të thënë ditë më parë, ku ftoi partitë të moskeqpë*rdorin rastin “Monstra”.

Sela ka deklaruar se Ahmeti është mirë të mos krijojë drama mes shqiptarësh, ndërkaq shtoi se puna e politikanëve është t’ua thënë të vërtetën në sy se nuk kanë përmbushur premtimet e caktuara.
“Mirë është që zotëri Ahmeti të mos krijojë fatk*eqësi, të mos krijojë drama brenda shqiptarëve. Dhe derisa ai krijon fatkeqësi te shqiptarët, krijon drama te shqiptarët, nga ana tjetër ne si politikanë do të jemi aty për t’ia thënë të vërtetën para syve. Ne nuk po keqpërdorim rastin. Kërkojmë atë që u premtua në disa raste”, tha Sela.

Sela shton se reagojnë për rastin, pasi njerëz të pafajshëm qëndrojnë në bu*rg, ndërkaq deklaroi se kur do të ndalen dramat ndaj shqiptarëve, edhe ai do të ndalet së përdoruri politikisht rastet e tilla.