Sela: Feta Alimi sot duhej të ishte i lirë


Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela është shprehur i zhgënjyer nga verdikti gjyqësor që sot u dha ndaj Abdulfeta Alimit. Sela përmes rrjetit social Facebook ka thënë se Alimi sot duhej të ishte i lirë dhe jo t’i ulej dënimi nga 7 vite në 6 vite.

“Feta Alimi sot duhej të ishtë i lirë dhe afër familjes së tij, dhe jo ti ulej dënimi nga 7 vite në 6 vite nga Gjykata e politizuar dhe e partizuar e Apelit. Fetau nuk mund as të krahasohet me organizatorët e as më dhu*nuesit dhe as te relativizohet me te bur*gosur tjerë fajtor kryesor të ngjarjes se 27 Prillit. Gjykatat tona janë larg ndarjes së drejtësisë përderisa në një proces gjyqësor i trajtonë të barabartë agresorin dhe vik*timën. Drejtësia do të vijë bashkë me ndryshimin!” ka thënë Ziadin Sela./Tetovasot