Partnerët e koalicionit parazgjedhor, kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe ai i Altnerativës Afrim Gashi në sheshin “Skenderbeu” në Shkup shpalosën sloganin e tyre zgjedhor “Tash është koha”. Shkurt folën edhe për synimet dhe idetë me të cilat do të kërkojnë votën në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 15 korrik.
Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, tha se shtylla kryesore e këtij koalicioni është unfikimi i dy subjekteve të mëdha shqiptare për të dalur bashkë në zgjedhje. Pika e dytë, shtoi ai, është programi apo oferta zgjedhore me të cilën koalicioni “Tash është koha” do të kërkojë vota.
“Edhe ne kemi mundur të mendojmë ëndërra të ndryshme. Të flasim për slogane planetare, të flasim për premtime boshe, simbolike, e që nuk kanë përmbajtje. Por ne kemi vendosur që në këto zgjedhje si koalicion të bëjmë një program që në vete ngërthen dy komponente kryesore. E para është të gjejë zgjidhje për probleme më të mëdha që i kanë shqiptarët dhe gjithë qytetarët e këtij vendi dhe këtë e kemi bërë duke konsultuar ekspertët më të mirë shqiptarë që i ka ky vend. Komponenti i dytë e këtij programi është se jemi munduar të mos shkruajnë asnjë shkronjë që ne nuk besojmë se nuk mund ta realizojmë. Unë mendoj se kjo qasje e jona dhe këto dy komponeta në raort me zgjedhjet që vijnë janë karakteristikë dhe momentum i ri që e sjellin partitë shqiptare. Mendoj se edhe slogati “Tash është koha” jep simbolikë se ky koalicion synon ardhjen e brezit të ri në politikë që në vete do të përmbajë përgjegjësinë, korrektësinë, përmbajtjen e jo ëndrrat, mashtrime e kështu me radhë” u shpreh Gashi.
Edhe kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se koalicioni ASH-Alternativa ka simbolikën e bashkimit dhe fuqizimit të votës shqiptare. Ky duhet të jetë edhe mesazhi kryesor gjatë kësaj fushate tha ai.
“Kemi një program në të cilin jemi të fokusuar që të çrrënjosim të gjitha format e pabarazisë dhe jo rastësisht e kemi titulluar programin tonë “Shtet për të gjithë”. Kjo sepse deri tani shteti nuk ka qenë i barabartë për të gjithë. Shteti në të gjithë vertiakelen e funskinimit të tij, nuk ka qenë i barabartë dhe këtë e shohim në format më të dhimbshme të mundshme tek i dëgjojmë vendimet e gjyqeve ku vazhdojnë të jepen në bazë të emrit dhe mbiemrit që ke, në bazë të përkatësisë etnike që ke. Shteti ka qenë jo i barabartë dhe vazhdon të jetë, e këtë e shohim tek kushtet elementare në shkolla, te rrënimi i sistemit të arsimit. 15 korriku është dita kur njerëzit, shqiptarët do të vendosin për të qenë të barabartë, me votë, me verdikt!” tha kreu i ASH-së Sela.
Ai po ashtu tha se që përpara shpërthimit të krizës me pandeminë, shifrat e Maqedonisë së Veriut për varfërinë janë diku 62%, ndërsa për atë se kush është më i varfër në shtet, Sela tha se mund të shihet tek ndihmat që po i jep qeveria, e ku sipas tij, shihet se 65% të atyre që marrin ndihma janë shqiptarë. Sela po ashtu tha se në kuadër të programit të koalicionit ASH-AAA kanë politika për çrrënjosjen e varfërisë, pavarësisht përkatësisë etnike.
U përmend po ashtu edhe ngritja e cilësisë në arsimi, reformimin i sistemit gjyqësor për ta bërë atë të barabartë e pa konotacione etnike si dhe politikat më të mira mjedisore për mbrojtjen e ambientit.