SELA dhe GASHI, takim me banorët e Teqes së Tetovës (VIDEO)

Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, sot së bashku me ministrin aktual të Kulturës, njëherazi edhe kandidat për deputet nga koalicioni AAA-ASH në zonën 6 zgjedhore, Hysni Ismaili, bashkë me partnerët e koalicionit, kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, sot realizuan takim me banorët e Teqes së Tetovës. Gjatë këtij bashkëbisedimi, u fol mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen shqiptarët më shumë se 18 vite, nga kjo qeveri anti-qeveritare.

“Shëndeti i qytetarëve është primare për ne. Shpresoj që gjatë ditës së zgjedhjeve qytetarët të kenë kujdes mbi shëndetin e tyre. Çështja tjetër që dua të theksoj është ajo që fatkeqësisht tash e sa vite disa shqiptarë mundohen të na përçajnë me provincializëm. Ne duhet të luftojmë për barazinë e plotë të shqiptarëve në këtë vend, e jo të bëjmë provincializëm mes vete. Ne kemi halle të përbashkëta si shqiptarë, dhe bashkërisht duhet të luftojmë barazi mes maqedonasve, e jo pabarazi mes qyteteve tona shqiptare. Shqiptarët 18 vite e kanë votuar një kryetar partie që nuk është i Tetovës. Duhet t’a tejkalojmë fazën e pronvicializmit mes shqiptarëve. Vlerësoj që 15 korriku do të jetë betejë e mendësive, ku do të fiton dija, guximi dhe ndershmëria. Më 15 korrik t’a mbyllim kapitullin e errët dhe të hapim një kapitull të zhvillimit dhe perspektivës”, ka thënë kryetari i Alternativës, gjatë takimit të sotëm me banorët e lagjes “Teqe” të Tetovës.

“Shtet për të gjithë” nënkupton nishanet e shtetit, pra stema e shtetit apo himni i shtetit, ku shqiptarët fatkeqësisht nuk janë të përfaqësuar. Pushtetarët e kaluar nuk ishin në gjendje t’i definojnë as shtyllat kryesore të shtetit. Koncepti jonë dhe platforma programore “Shtet për të gjithë” nënkupton barazi të plotë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në këtë vend”, ka thënë kandidati për deputet nga koalicioni AAA-ASH në zonën 6 zgjedhore, Hysni Ismaili.

Pas përfundimit të bashkëbisedimit me banorët e lagjes “Teqe”, përfaqësuesit e koalicionit bashkë me kryetarët dy partive, realizuan marshin elektoral në qytetin e Tetovës, ku kishin rastin të bashkëbisedojnë me qytetarët mbi problemet reale me të cilat ballafaqohen tash e sa vite banorët e Tetovës.