Sela: Dëshmi për nënshtetësi të jenë dëftesat dhe tatimi i paguar

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në intervistë për REL ka shprehur gatishmëri që të heqë dorë nga “tre dëshmitarët” e përfshirë në propozim – Ligjin për shtetësi që u përpilua nga ata.
Kjo pasi siç thotë ai, janë të gatshëm që në vend të tyre, të jenë dëftesat apo tatimi që e kanë paguar qytetarët.

“Ne jemi të gatshëm për të folur rreth kësaj teme. Në rregull, nuk ka nevojë të jenë dëshmitarë, ja do të jetë dëftesa, tatimi që kanë paguar, rryma, nuk e di, por le të ketë disa që ta zgjidhim njëherë e përgjithmonë meqë e kemi hapur këtë problem. Jo pas 10 vitesh sërish t’i rikthehemi, hajde sërish shtetësia, sërish shtetësia dhe sërish shtetësia”, tha Sela.

Ndërkaq, se në vend të dëshmitarëve, si dëshmi për të marrë qytetarët shtetësinë e Maqedonisë së Veriut, u tha se do të kërkohet dëftesat shkollore të fëmijëve të qytetarëve të cilët jetojnë në vend, por nuk kanë shtetësi.