Sela: Bullgarët e trajtojnë gjuhën maqedonase njësoj si shteti ynë gjuhën shqipe!

Aleanca për Shqiptarët nuk mbështet kontest, ASH, kërkon zgjidhje të kontesteve nëpërmjet fqinjëve dhe shteteve. Kështu u përgjigj, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, në pyetjen e TV21, se a i mbështet ASH kontestimet bullgare për gjuhën dhe historinë maqedoanse.

Sela tha se shteti bullgar po e trajton gjuhën maqedonase njejtë sikur politikanët maqedonas që e trajtojnë gjuhën shqipe të cilën e quajnë si gjuha që e flasin mbi 20 % e qytetarve e që është ndryshe nga gjuha maqedonase.

-Në këtë debat që po zhvillohet tani para hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, Aleanca për Shqiptarët bën apel që të gjëndet gjuhë e përbashkët në mënyrë që vendi asesi të mos largohet nga rrugëtimi drejt insitucioneve perendimore.Ju bëjnë thirrje të gjithë politikanvë në këtë çaste të shohin se si është ndjesia dhe ndjenja e shqiptarëve këtu në Maqedoni kur gjuha e tyre ka një definicion akoma më skandaloz se sa atë që propozon Bullgaria për gjuhën maqedonase,-deklaroi Sela.