Sela: BDI u struk në LSDM, frikësohet të dalë e vetme


Partitë opozitare shqiptare nuk e cilësojnë diçka të re lajmin për koalicionin ndërmjet LSDM-së dhe BDI-sl për zgjedhjet e ardhshme lokale. Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka deklaruar se BDI duket se ka pasur frikë që e vetme të përballet me koalicionin e opozitës shqiptare.

Ziadin Sela, kryetar i Aleancës për Shqiptarët
“Nuk e di përse duhet ricilkuar informatat sa herë ata bëjnë koalicione. Ata kanë koalicion, kanë qeverisje. Përfundimisht Ali Ahmeti nuk e pranoi sfidën që të dalin ballë për ballë në zgjedhjet lokale. Ne nga njëra anë dhe ai me partitë shqiptare në anën tjetër. Siç duket ka frikë”.