Sela: Askush nuk guxon t’i trajtojë qytetarët si kavje eksperimentale


Në pres konferencën e mbajtur në lidhje me marrëveshjen e arritur në takimin e djeshëm mes Zoran Zaev dhe Hristijan Mickoski ku u vendos të shtyhet procesi i regjistrimit të popullsisë, krerët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Ziadin Sela dhe Afrim Gashi vlerësuan rezultatin e këtij takimi të kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së.

Lideri i ASH-së, Ziadin Sela tha se ky takim ka qenë vetëm një takim mes dy partive politike dhe asgjë më tepër, duke shtuar se ky është një hap i koordinuar me BDI-në dhe është një pjesë tjetër e anulimit të regjistrimit të vitit 2012.

“Askush nuk guxon të sillet me ju si me kavje eksperimentale, regjistrohuni, për atdheun tuaj, për gjuhën tuaj. Regjistrimi nuk do të anulohet, ne do ta bllokojmë në Kuvend ndryshimin e ligjit që çon në anulimin e këtij procesi”, tha Sela.
Ne kemi mekanizma për të pamundësuar që një marrëveshje mes dy kryetareve të efektuohet në parlament. Ky ndryshim ligj kalon me Bedenter, ASH-AAA do të përdorë këtë mekanizëm që të mos lejoj që regjistrimi të shtyhet”, theksoi Sela.