Kryetari Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela në konferencën e sotme për media ka komentuar “arr*atisjen” dhe “rishfaqjen” e ish kreut të DSK-së Sasho Mijallkov. Sela tha se ngjarjet e fundit dëshmojnë skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit.
“Më ska*ndalozja është vendimi, Sasho Mijallkov sërish është në parabur*gim shtëpiak. Kjo dëshmon skenarët mes Zoran Zaevit dhe Sasho Mijallkovit. Skeanre të cilat unë ua kam thënë kur më keni pyetur se si mund të paralajmëroni koalicion me VMRO-DPMNE-në duke i marrë parasysh ngjarjet e 27 prillit. Kam thënë se të gjithë akterët që bënë skenare të tilla me 27 prill, sot janë me qeverinë, ja dëshmia”, pohoi Sela.